INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prodhonte ilegalisht vaksinë kundër tërbimit, firma gjobitet 1.3 miliardë dollarë

Prodhonte ilegalisht vaksinë kundër tërbimit, firma gjobitet 1.3 miliardë dollarë

Publikuar më: 15:46 17-10-2018

Një firmë kineze e vaksinimit është gjobitur me 1.3 miliardë dollarë pasi u zbulua se kishte prodhuar ilegalisht vaksinën kundër tërbimit për njerëzit. Changchun Changsheng kishte përzier lëngje të ndryshme vaksinash dhe përdorën lëngun e skaduar për të prodhuar vaksinën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Kompania gjithashtu ka falsifikuar të dhënat mbi prodhimin e vaksinës. Licenca e prodhimit farmaceutik gjithashtu është revokuar dhe vaksinat e prodhuara ilegalisht janë konfiskuar. Disa nga drejtuesit e kompanisë mund të përballen edhe me akuza penale. Në korrik, u zbulua se Changchun Changsheng kishte falsifikuar të dhënat e prodhimit për vaksinën e saj të tërbimit. Kompania u urdhërua më pas që të ndalonte prodhimin e vaksinave. Incidenti gjithashtu bëri që Kryeministri kinez Li Keqiang të urdhëronte një goditje ndaj industrisë së vaksinave, duke thënë se incidenti kishte kaluar "vijën morale".

Article Logic
Execution time: 0.0042359828948975