INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet me shëndetin mendor, këngëtarja shqiptare ka dy fjalë për Dafina Zeqirin

Problemet me shëndetin mendor, këngëtarja shqiptare ka dy fjalë për Dafina Zeqirin

Publikuar më: 20:27 26-02-2021

Dafina Zeqiri prej kohësh ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për shëndetin mendor në rrjete sociale. Këngëtarja ja ka dedikuar Instagramit postimeve në lidhje me shëndetin mendor, për të informuar sa më shumë ndjekësit e saj. Në lidhje me këtë fushatë ajo u mbështet edhe nga nëna e Rita Orës, Vera Ora. Kjo e fundit është vetë me profesion psikologe dhe e falënderoi publikisht Dafinën që po i kushton kaq shumë rëndësi problemeve me shëndetin mendor.

Ndërkohë së fundmi Dafina ka realizuar një lidhje live me një psikologe shqiptare, që e ushtron profesionin e saj në Suedi. Këngëtarja e shfrytëzoi këtë lidhje që fansat e saj të kishin mundësinë që të mësonin sa më shumë në lidhje me shëndetin mendor dhe të kuptonin nëse kanë ndonjë problem.

Në lidhje me këtë temë, Dafinën e ka falënderuar publikisht edhe këngëtarja shqiptare, Yllka Kuqi. Ajo është shprehur se me Dafinën nuk ka lidhje të fortë miqësore, por nuk nguroi të shprehte mirënjohjen e saj për këtë nismë që ka ndërmarrë.


“E dashur Dafi, me të thonë bravo e më të thonë më kënaqe, po më duket pak… muj me të thonë të ndjeva (i feel you)… ndoshta pse i takojmë pak a shumë betejës së njëjtë në një aspekt, por edhe për shumë arsye të tjera si psh “always loved you” edhe pse s’jemi shoqe të ngushta… e dija që ti ke një botë shumë të madhe brenda. E sot veç i dhe vulën për të gjithë ne. Si një individ që muj ose kam mujt me pas 1 mijë telashe gjatë jetës, je shembulli më i mirë se qysh një njeri normal duhet, mundet dhe shkon tek psikologu dhe krejt kjo e bon një ndryshim të madh e pozitiv në jetën e atij njeriu… domethënë ja vlen me provu me lyp ndihmë profesionale. Nëse flas si psikologe për krejt kolegët e mi psikologë në Kosovë që punojnë ndershëm e janë profesional kjo çka bëre ti është ma e mirë dhe ma e madhe e ma efektive se çdo fushatë tjetër milionëshe e besa pa efekt shumë herë… si njeri, si femër si këngëtare , si psikologe, po të them faleminderit”, shkruan Yllka Kuqi.

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609