INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet e partnerëve? Kënga e re e Elvanës qenka fiks për këngëtaren shqiptare: Kemi lindur për të vuajtur...[FOTO]

Problemet e partnerëve? Kënga e re e Elvanës qenka fiks për këngëtaren shqiptare: Kemi lindur për të vuajtur...[FOTO]

Publikuar më: 11:10 27-02-2019

Rikthimi i Elvana Gjatës është pritur prej kohësh me një kureshtje të madhe nga publiku i gjerë. Pas ngjarjes në zonën e ish-Bllokut ku i përfshirë ishte dhe i fejuari i këngëtares Ervin Mata, ajo u largua nga muzika. Koncerti i pavarësisë së Kosovës e riktheu Gjatën dhe i hapi rrugën për hitet e tjera.

Ditën e djeshme, Elvana ka publikuar këngën e re ‘Tavolina e mërzisë’, e shkruar nga Aida baraku dhe me muzikë të Armend Rexhepagiqit.

Teksti është një perlë e vërtetë, që mesa duket mund të lidhet dhe me situatën momentale që po kalon Elvana. Ndërkohë videoklipi është shumë i thjeshtë, ajo shfaqet e veshur me xhinse dhe fansat e kanë komentuar plot pozitivitet.

Mirëpo, një histori të ngjashme si të Elvanës ka pasur edhe një këngëtare tjetër shqiptare, Alberie Hadërgjonaj. Bashkëshorti i kësaj të fundit ka qenë në burg disa vite më parë dhe u përfol se ai ishte arrestuar për trafik droge.

Vetë këngëtarja ka vendosur të reagojë përmes llogarisë në Instagram, ku ka postuar pjesë nga klipi i ri i Elvanës dhe mbishkruan: “Ja një Alberi tjetër që nuk e mposht asgjë. Kjo është historia ime dhe nga pafajësia jam gjykuar. Po përgjigja=kemi lindur për të vuajtur. Bëjmë art deri në vdekje! Kurrë mos ndalo. Lart e më lart të gjitha femrat shqiptare. Elvana (emoji mbretëreshe).”

Si duket, Elvana Gjata me historinë e saj, i ka kujtuar Alberijes të shkuarën me partnerin problematik!

ria.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941