INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme për PAN, rrezikohet votimi i Qeverisë së Kosovës. Mungon Lista Serbe

Probleme për PAN, rrezikohet votimi i Qeverisë së Kosovës. Mungon Lista Serbe

Publikuar më: 17:27 09-09-2017

Seanca e Kuvendit që po mbahet për votimin e Qeverisë së Re të Kosovës ka nisur me probleme. Në sallë nuk janë paraqitur deputetët e Listës Serbe, çka e bën të pamundur formimin e numrave të duhur për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Koalicioni PAN ka kërkuar që gjatë seancës të mbahen fjalime duke u munduar që të shtyjë sa më tej votimin. Kjo pas situatës së re të krijuar në Kuvendin e Kosovës kur u kërkua nga VV dhe LDK që të votohet menjëherë për Qeverinë Haradinaj. Ndaj këtij mocioni dolën kundër PAN dhe 6 Plus. Pas kësaj kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar 15 minuta pauzë për t’u konsultuar me shefat e Grupeve Parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436