INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme në Mirditë, rrëshkitja e dherave dëmton 10 shtëpi

Probleme në Mirditë, rrëshkitja e dherave dëmton 10 shtëpi

Publikuar më: 11:34 23-03-2018

Gjendje alarmi është krijuar në Orosh të Mirditës aty ku si pasojë e rrëshkitjes së tokës e masiveve të dherave 10 shtëpi janë shkatërruar.

Banorët jetojnë me ankth e frikë pasi shembjet vazhdojnë ende.

Ditën e djeshme në fshatin Resp, pranë Rrugës së Kombit, në hyrje të tunelit u shkatërrua një biznes autogrill si pasojë e rrëshqitjeve të dherave nga shpati i malit.

Por kjo duket se ishte më e pakta përballë rrezikut serioz për jetën që u kanoset banorëve të mbetur tashmë pa shtëpi dhe nën kërcënimin e motit që sërish sot është me reshje e erë të fortë.

serg_34.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221