INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë! [FOTO]

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë! [FOTO]

Publikuar më: 12:30 22-08-2020

Mbrëmjen e djeshme aktorja e njohur Olta Gixhari ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Aktorja është bërë nënë e një djali dhe lajmin për këtë e ka dhënë vetë përmes një fotoje të postuar në instastory ku krahas një tufe trëndafilash të bardhë kishte fiksuar datën 21 gusht si data e ardhjes në jetë të vogëlushit të saj,

Dy ditë më parë aktorja tregoi përmes një fotoje në instagram se si po përgatiste valixhen e vogëlushit si dhe dollapin me rrobat e tij.

Olta prej muajsh tashmë jeton në Spanjë së bashku me partnerin e saj, ndërsa që prej momentit që zbuloi shtatëzaninë atë e kemi parë të postojë herë pas herë foto e video ku tregonte barkun e rrumbullakosur.

oltaaaa-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705