INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prisni pak! Kylie fustan nusërie është ai?? Miliarderja më e re në botë feston ditëlindjen, por ky DETAJ po i çmend të gjithë [FOTO]

Prisni pak! Kylie fustan nusërie është ai?? Miliarderja më e re në botë feston ditëlindjen, por ky DETAJ po i çmend të gjithë [FOTO]

Publikuar më: 12:38 07-08-2019

Ajo po përgatitet për të festuar 22-vjetorin e ditëlindjes pasi u pa duke hipur në një avion privat për të shkuar drejt bregut italian në një jaht gjigant 250 milionë $.

Por pas fotove të fundit të kapura nga paparacët, të gjithë po dyshojnë: Mos ndoshta Kylie Jenner po përgatitet për një event më special akoma?

Ylli i “Keeping up with the Kardashian” u fotografua duke hipur në një avion privat në Los Angeles bashkë me një fustan të bardhë me pupla, që ngjante si një fustan nusërie.

Kylie nuk ishte vetëm por shoqërohej nga pjesa tjetër e familjes si, Travis Scott, Kris Jenner, Corey Gamble, Scott Disick, dhe Sofia Richie.

Një ndihmës mbante në dorë një fustan të bardhë me pupla dhe një çantë tjetër të zezë që besohet të jetë kostumi i dhëndrit.

Kylie dhe partneri i saj 28-vjeçar shoqëroheshin edhe nga vajza e tyre 18-muajshe Stormi Webster.

Ndërkohë, motra Kim pritet t’i bashkohet grupit pasi ndodhet për një vizitë në Japoni me familjen, ndërsa Kourtney po i pret ata në brigjet e Italisë ku ndodhet me pushime me familjen!

rthm_dtf_m.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055