INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prishja e banesave tek Bregu i Lumit/ I moshuari mbulohet me gjak, plagosen banorë dhe policë [VIDEO]

Prishja e banesave tek Bregu i Lumit/ I moshuari mbulohet me gjak, plagosen banorë dhe policë [VIDEO]

Publikuar më: 10:45 09-04-2019

Ka vijuar edhe sot aksioni për shembjen e banesave në zonën e Bregut të Lumit, për t'i hapur rrugë vijimit të ndërtimit të Bulevardit të ri.

Deri tani mësohet se është shembur një banesë, nga 28 që janë planifikuar, ndërsa ka pasur edhe tensione mes policisë.

Në një video të shpërndarë pak më parë nga Partia Demokratike një i moshuar shfaqej i mbuluar me gjak në fytyrë, ndërsa u pretendua të ishte dhunuar nga policia gjatë rezistencës për të mos lejuar prishjen e shtëpisë. Bëhet fjalë për një banor të Bregut të Lumit. Balkanweb bëri me dije se bëhet fjalë për 76-vjeçarin Uzur Mandri, i cili ndodhet tashmë në sallën e operacionit.

Në të njëjtën video, duket edhe momenti kur policia ka ndërhyrë në zonë, e disa banorë i janë përgjigjur duke hedhur tjegulla në drejtim të tyre.

Katër banorë dhe 3 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasje mëngjesin e sotëm në zonën e Bregut të Lumit.

Policët e plagosur:

1-Gerald Shabani
2-Bledar Deliu
3-Arben Canaku

Ndërsa protestuesit e plagosur janë:

1-Hazur Manderi
2-Flora Mandri
3-Xhabir Mandri
4-Destan Muca

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768