INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër për herë të parë! Këngëtari ndan lajmin e ëmbël për fansat e tij dhe të moderatores shqiptare!

Prindër për herë të parë! Këngëtari ndan lajmin e ëmbël për fansat e tij dhe të moderatores shqiptare!

Publikuar më: 17:30 30-12-2021

Një lajm mjaft i ëmbël vjen për të gjithë fansat e këngëtarit Neki Emra dhe partneres së tij, moderatores Zana Zhaveli. Çifti janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.

Çifti mirëpritën këtë të mërkurë (29 Dhjetor) një vajzë dhe një djalë, që i kanë quajtur Hera dhe Aresi.

“Të dashur njerëz të mirë. Dua të ndaj momentin më të lumtur të jetës sime me ju. Sot, Zana dhe unë u bëmë prindër të dy fëmijëve për herë të parë. Hera dhe Aresi nga sot për mua dhe Zanën janë motivi i jetës për të cilët do të bëjmë të pamundurën t’ju ofrojmë një jetë të lumtur.

Falenderojmë zotin që na plotësoi këtë dëshirë, po ashtu familjet tona të dashura, miq dhe të gjithë ju që e keni zemrën e bardhë e na keni dëshiruar e uruar për të mirë”, ka shkruar këngëtari.

Epo ky është një super lajm si për fansat edhe për çiftin pasi mezi e Kanë pritur prej vitesh për lajm.

Article Logic
Execution time: 0.0029029846191406