INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër në moshë të pjekur? Studimi zbulon sesi do të jenë fëmijët

Prindër në moshë të pjekur? Studimi zbulon sesi do të jenë fëmijët

Publikuar më: 11:03 02-08-2019

Të gjithë ata që zgjedhin të bëhen prindër në moshë më të pjekur nuk duhet të kenë frikë se do të kenë probleme me fëmijët e tyre.

Një lajm i mirë vjen nga studiuesit holandezë. Ata nënvizojnë se fëmijët që vijnë në jetë nga prindër në moshë më të pjekur sillen më mirë dhe janë më pak agresivë.

Hulumtuesit vëzhguan sjelljen e fëmijëve që kishin prindër në moshë më madhore.

Në studim u morën 32.800 fëmijë të moshës nga 10 në 12 vjeç.

Sjellja e tyre u vlerësua nga prindërit, mësuesit dhe nga vetë fëmijët.

Ndërsa mosha e nënave të marra në studim ishte nga 16- 48 vjec ndërsa mosha e baballarëve nga 17-68.

Sipas ekspertëve një nga arsyet se përse fëmijët me prindër në moshë të pjekur janë më pak agresivë, shpjegohet me faktin se këta prindër kanë arritur më shumë burime të ardhurash siguri dhe kanë një nivel më të lartë arsimimi.

Autorët e studimit shprehen se u përqendruan vetëm në problemet e sjelljes së jashtme dhe të brendshme, kështu që gjetjet e tyre nuk duhet të zbatohen për çështje të tjera siç janë vëmendja ose problemet e njohjes.

Për më shumë hulumtuesit nënvizojnë se nuk ka arsye se përse prindërit të shqetësohen se për shkak të moshës do të kenë fëmijë me probleme si përshembull autizmi.

Sipas të dhënave më të fundit në 20 vitet e fundit është dyfishuar numri i grave që preferojnë të bëhen nëna rreth të 40.

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537