INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prinder, mos i prekni fëmijët kur i jepni një komandë!

Prinder, mos i prekni fëmijët kur i jepni një komandë!

Publikuar më: 16:21 27-09-2019

Kini pak durim, përsëriteni komandën, por në asnjë mënyrë, mos e prekni fëmijën pasi keni folur. Kini pak durim deri sa ta zbatojë komandën nëpërmjet fjalës. Nëse ju nuk do të keni durim, por do ta prekni fëmijën menjëherë pas fjalës, siç dhe ndodh rëndom, do ti mësoni dhe kultivoni që të përgjigjet ndaj një kërkese, apo detyre, kur ta prekni me dorë dhe jo kur ti flisni.
Prekja, është mekanizëm psiqik instiktiv nga më të vjetrit. Pra, si të gjithë mekanizmat instiktivë që janë të lidhur me ekzistencën, e dominon fjalën. Prandaj, kërkohet durim dhe mosprekje kur duam të nxitim dhe zhvillojmë te fëmija përgjigjen dhe të vepruarin nëpërmjet fjalës.

Faleminderit Lira Gjika për shkrimin e publikuar në intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0015740394592285