INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princ Harry refuzon të nënshkruajë një marrëveshje paramartesore me Meghan

Princ Harry refuzon të nënshkruajë një marrëveshje paramartesore me Meghan

Publikuar më: 13:03 18-03-2018

"Martesa midis meje dhe Meghan do të funksionojë". Kështu është shprehur Harry duke refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e martesës për të mbrojtur pasuritë e tij. Princi Harry ka qenë gjithmonë shumë romantik dhe kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për të gjetur një dashuri të qëndrueshme. Tani që ai është i angazhuar me Meghan Markle dhe është gati të martohet, ai bëri gjestin që përshkruan më së miri përkushtimin e tij ndaj gruas së tij të ardhshme: ai nuk pranoi të nënshkruante kontratën paramartesore për të ruajtur pasuritë e tij në vlerën e 30 milionë paundëve (rreth 34 milionë euro). Zbulimi ndjek zërat që qarkulluan në media se Harry do të ruante pjesën e tij të milionave të Windsor. Meghan, nga ana tjetër, e divorcoi burrin e saj të parë, producentin amerikan të filmit Trevor Engelson, pas vetëm dy vjetësh martesw. Javën e kaluar, u raportuan thashetheme këmbëngulëse se një marrëveshje paramartesore u hartua. "Të dy Harry dhe Meghan kanë pasuri për të mbrojtur,"shkruan mediet. Harry mori 10 milionë paund trashgimi nga nëna e tij, Princesha Diana, kur ai mbushi 30 vjeç. Thuhet se ka edhe 20 milionë paund pasuri. Meghan, 36 vjeç, ka grumbulluar rreth 4 milionë paund nga karriera e suksesshme e saj. Por mesa duket Harry po ndjek shembullin e vëllait të tij, Princi Uilliam, i cili hodhi poshtë një marrëveshje para-martesore para se të bashkohej përgjithmonë me Kate Middletonin. Nëna e tyre, Diana e cila nuk e kishte një marrëveshje të ngjashme, pati një luftë të vështirë dhe arriti të marrë 17 milionë nga divorci me Princin Charles në vitin 1996.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945