INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princ Harry flet për herë të parë pas largimit: Dua ta dëgjoni të vërtetën nga unë ...

Princ Harry flet për herë të parë pas largimit: Dua ta dëgjoni të vërtetën nga unë ...

Publikuar më: 14:30 20-01-2020

Vendimi i lMeghan Markle dhe Princ Harry për t’u larguar nga Anglia dhe detyrat mbretërore shkaktoi shumë bujë.

Harry ka vendosur së fundmi të thyejë heshtjen, duke shprehur se dëshiron që të vërtetën ta dëgjojmë nga ai.

Ai tregoi se ishte ndjerë në presion për një kohë të gjatë dhe tashmë kërkon një jetë më të qetë.

“Mbretëria e Bashkuar është vendi im dhe e dua, kjo nuk do ndryshojë”, u shpreh ai duke shtuar se ka gjetur dashurinë dhe lumturinë tek Meghan.

“Vendimi që mora për veten dhe bashkëshorten time nuk ishte i lehtë. E mora vendimin pas shumë muajsh diskutim, pas shumë vitesh sfidë. Dhe e di që jo çdo herë ia kam dalë, por sa më shumë që kjo vazhdon, nuk kam zgjidhje tjetër”, tha Harry. “Do kem gjithmonë respektin maksimal për gjyshen time dhe i jam mirënjohës asaj dhe familjes sime për mbështetjen që i kanë dhënë Meghan muajve të fundit”, e mbylli fjalën Harry.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172