INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Prezantuesja vritet nga një palmë, i bie sipër teksa ecte në rrugë [VIDEO]

Publikuar më: 09:14 24-07-2017

Kujdes !

Disa pamje janë tronditëse !!

Një prezantuese e njohur indiane u vra nga një palmë, e cila i ra sipër teksa ecte në rrugë. Kanchan Nath ishte duke u kthyer nga një leksion joga në Chembur , Mumbai kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm.

58-vjeçarja u transportua menjëherë në spital me fraktura të rënda të brendshme, por nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë pak orë më vonë. Këto pamjet e tmerrshme, të filmuara nga kamerat e sigurisë së një dyqani aty pranë, tregon se si pema shemb në tokë 58-vjecaren.

Menjëherë pas kësaj ngjarje plasën polemikat. Palma, e cila vrau prezantuesen ishte shënuar si nga më të rrezikshmet për shkak se ishte rënduar , por nuk u mor asnjë masë nga autoritetet.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879