INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantohet në KKT projekti i stadiumit. Shoqëria civile ndalohet të marrë pjesë

Prezantohet në KKT projekti i stadiumit. Shoqëria civile ndalohet të marrë pjesë

Publikuar më: 16:07 29-04-2016

Kryeministri Rama ka prezantuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, projektin e ri të Stadiumit, Qemal Stafa. Ai është përpjekur tu japë përgjigje të Rama atyre që kundështojnë projektin, duke iu thënë  se qeveria po bën një sforco të pazakontë për këtë financimin dhe e ka të pamundur të finacojë një shumë prej 50mln euro. Ndaj kryeministri tha se e vetmja mundësi është partneriteti publik privat.

Pyetjes pse stadium me kullë iu përgjigj kështu:

"Do isha i lumtur nëse do ishte e para kullë, që u ndërtua në historinë e sportit, pavarësisht gjithë baltës dhe keqkuptimeve. Stadiumet me kullë nuk janë shpikje e kësaj kohe dhe nuk është shpikje e arkitektëve italianë. Por nuk është e para. Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar që në vitet e para të shekullit të kaluar. Mjafton të shohësh “Olimpia Stadion”, stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, plot e plot stadium të gjeneratës së fundit që kanë kullën si element”.

Rama ka apeluar që nuk është normale, që një projekt të sulmohet pa u kuptuar deri në detaje. Sipas tij stadiumi i ri kthen sheshin e “Brazinit” dhe “Bozios” dhe heq parkingun e makinave, parkim të cilin e quajti ordiner.

Në këtë takim shfaqën dëshirë të merrnin pjesë me pretendimin se ishin të ftuar dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, por ata nuk u lejuan të hyjnë në sallë.
Mes tyre ishin emra të njohur Ylli Rakipi, Fatos Lubonja, Andi Bushat, kryetari i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Gjergj Bojaxhi dhe ambjentalisti Eljan Tanini.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225