INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Prezantohet LG G5, njihuni me veçoritë e tij

Publikuar më: 11:41 22-02-2016

LG kërkon të bëjë diferencën krahasuar me konkurrentët një mision që filloi me Lg G4 vitin e kaluar por që dështoi. Këtë vit një koncept i ri i LG-së mund të shkruajë historinë nga fillimi.

LG ka prezantuar smartfonin e saj të shumëpritur dhe të shumëpërfolur G5. Kohëve të fundit është spekuluar shumë për këtë telefon të avancuar dhe të gjitha këto spekulime dolën të jenë të vërteta.

Gjërat e para së pari – ky telefon posedon kornizën nga metali në pjesën anësore tastet për volum – njëjtë sikurse edhe telefonat tjerë të serisë “G”, transmeton Koha.net. Por, arsyeja pse duhet ta keni këtë telefon është se ky telefon vjen me dy kamera në pjesën e pasme dhe me sensorin për gjurmë të gishtave po ashtu në pjesën e pasme.

Vetë trupi i këtij telefoni është shumë i pastër. Format e tij janë të rrumbullakosura mirë dhe LG madje ka shtuar edhe një lakesë në maje të panelit të përparmë në mënyrë që ta bëjë tërë telefonin edhe më tërheqës.

Në maje të telefonit gjendet jack-u 3.5 milimetra, ndërsa në pjesën e poshtme gjendet porti për USB Type-C, një mikrofon dhe altoparlanti në anën e majtë. Pasi të shikoni më shumë në këtë pjesën e poshtme të telefonit, do të shihni se aty gjendet një shtesë e cila është më e reja që ka bërë kompania LG deri më tani. Pra aty gjendet një buton të cilin kur ta klikoni ju mund të largoni baterinë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443