INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidentja e Kroacisë urime Metës si President

Presidentja e Kroacisë urime Metës si President

Publikuar më: 16:07 06-05-2017

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, ka uruar Ilir Meten për zgjedhjen President i Republikës së Shqipërisë.

Përmes një telegrami, Kolinda Grabar Kitarovic shpreh bindjen se  Meta do t’i përkushtohet tërësisht këtij misioni të përgjegjshëm për progresin e Shqipërisë dhe mirëqenien e te gjithë qytetarëve. 

Më poshtë teksti i plotë i letrës: 

I dashur Z. President,

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim, kam kënaqësinë t’ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. 

Jam e sigurt që ju do t’i përkushtoheni tërësisht këtij misioni të përgjegjshëm për progresin e vendit tuaj dhe mirëqenien e te gjithë qytetarëve. Unë shpresoj dhe jam e sigurt që gjatë kësaj kohe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë me sukses marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve në të gjitha fushat ne te mire të qytetarëve tanë.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105