INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti zyrtarizon dekretimin e ministrave të rinj

Presidenti zyrtarizon dekretimin e ministrave të rinj

Publikuar më: 11:19 20-03-2017

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar katër ministrat e rinj.
Ata janë: Ministër i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrër i Pushtetit Vendor Eduard Shalsi dhe Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka.
Vendimi u morr në afatin e fundit kushtetues.
Presidenti dekretoi dhe shkarkimin e Saimir Tahirit, nga posti i ministrit të Brendshëm, Ilir Beqajt nga posti i  Ministrit të Shëndetësisë, Bledi Çuçin nga posti i Ministrit të Çështjeve Vendore.
Një ditë më parë kreu i shtetit Bujar Nishani konfirmoi se do t’i dekretojë të 4 propozimet e kryeministrit Rama për ministrat e rinj të qeverisë edhe pse ka shprehur rezervat e veta për njërin prej tyre, Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Në një komunikim të pazakonshëm për një fundjavë Presidenti tha se kandidatura e Xhafajt për Ministër të Brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia lejon Presidentit ta refuzojë atë.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662