INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Turk/ ''Politikanët pa vizion dhe burokratët e pakualifikuar''

Presidenti Turk/ ''Politikanët pa vizion dhe burokratët e pakualifikuar''

Publikuar më: 09:52 13-02-2019

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një tubim në kuadër të fushatës zgjedhore në provincën Kastamonu të Detit të Zi, tha: "Turqia do të luftojë terrorizmin derisa ta shkatërrojë atë. Turqia ka luftuar për këtë gjeografi për një mijë vjet”.

Qoftë “PKK-ja separtiste, FETO-ja abuzive apo DEASH-i si produkt i një projekti”, presidenti përsëriti zotimin kundër terrorizmit.

“Ne i kemi ndjekur ato dhe do të vazhdojmë t’i ndjekim në Cudi, Gabar dhe Tendurek, madje edhe në Qandil”, - tha Erdoğan.

Mbi sulmet ndaj Turqisë, presidenti Erdoğan tha se, “Kohët e fundit, ata u përpoqën të ndalonin zhvillimin (e Turqisë) duke bllokuar progresin tonë”.

“Politikanët pa vizion dhe burokratët e pakualifikuar u përdorën si një mjet. Ata nganjëherë përhapën një grindje në kombin turk duke përdorur divizione si krahë të djathtë, krahë të majtë, laik, jo-laik, alevi e suni”, tha presidenti turk.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096