INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Trump: Fundi i kalifatit të Shtetit Islamik është pranë!

Presidenti Trump: Fundi i kalifatit të Shtetit Islamik është pranë!

Publikuar më: 12:10 22-10-2017

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaron se fundi I kalifatit të Shtetit Islamik (ISIS) është pranë. Ky pohim I Trump vjen pas rimarrjes së qytetit sirian të Rakas. “Kjo fitore e aleancës së dominuar nga kurdët, aleatë të Uashingtonin, njofton fillimin e një faze të re në Siri”,- tha presidenti amerikan. Me anë të një deklaratë për mediat ai bëri të ditur se “me çlirimin e kryeqytetit nga Shteti Islamik dhe të pjesës më të madhe të territorit të tij, fundi i kalifatit të Shtetit Islamik është pranë”. “Shumë shpejt do të fillojmë një fazë të re në të cilën do të mbështesim forcat lokale të sigurisë, do të ulim dhunën në Siri dhe do të krijojmë kushtet për një paqe të gjatë, që terroristët të mos rikthehen të kërcënojnë sigurinë tonë”, theksoi Trump.

Marrja e Rakas, ish-kryeqyteti de facto i ISIS-it në Siri, është fitorja e fundit në datë e Forcave Demokratike Siriane (FDS), një aleancë antixhihadiste që ka mbështetjen ajrore shumë të rëndësishe të amerikanëve. Që prej vitit 2015, ato kanë larguar ISIS-in nga shumë rajone, duke u shfaqur si një forcë e rëndësishme në luftën kundër organizatës xhihadiste.

Article Logic
Execution time: 0.003960132598877