INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti reshton kritika për Bashën, Kryemadhin dhe Ramën! ''Me disa nga vendimet e tyre nuk pajtohem…''

Publikuar më: 11:32 09-09-2019

Ilir Meta që prej 1 orë e 30 minuta po pyetet nga deputetë e Komisionin Hetimor që duan ta shkarkojnë dhe mes përgjigjeve nuk i ka kursyer kritikat për drejtuesit e opozitës.

Meta tha se nuk ishte darkord me vendimet e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, që thonë se nuk mbajnë përgjegjësi për revoltat popullore dhe i quajti  të papërgjegjshme. Po dhe për Ramën ndau një opinion negative.

“Nuk jam aspak dakord me opozitën me vendimet e saj, me deklaratat e papërgjegjshme të drejtuesve të saj që thonin se nuk mbajmë përgjegjësi për revoltën e popullit. Nuk jam dakord edhe me mitingjet e kryeministrit që mblidhte njerëzit pa marrë parasysh kërkesat e opozitës. Çfarë mund të bënte presidenti në kushtet kur të dy palët donin konfrontim. Mos harroni se një policie humbi gishtat. Presidenti nuk donte që të vritej asnjë polic. Asnjëra nga palët nuk mbante përgjegjësi dhe do ta përshkallëzonin më tej atë krizë dhe vendosa të anuloj datë e zgjedhjeve,” tha Meta.

Ai shtoi se dhe kokëfortësia e Bashës për të hyrë në zgjedhjet e tetorit duke vënë kushtin pa Edi Ramën kryeministër nuk është normale. 

Presidenti edhe për Ramën thekson se ishte e papranueshme edhe kokëfortësia e kryeministrit për të mos shtyrë zgjedhjet. 'Ju me të drejtë pyesni a bëri presidenti përpjekje për dialogu. E para ishte kokëfortësia e kryeministrit për të mos shtyrë zgjedhjet dhe e dyta ishte ajo e kryetarit të PD, për të mos u ulur me Ramën si kryeministër. Të dyja këto për mua ishin të papranueshme', sqaroi Meta.

Presidenti reshton kritika për Bashën dhe Kryemadhin! “Me disa nga vendimet e tyre nuk pajtohem…”

Ilir Meta që prej 1 orë e 30 minuta po pyetet nga deputetë e Komisionin Hetimor që duan ta shkarkojnë dhe mes përgjigjeve nuk i ka kursyer kritikat për drejtuesit e opozitës.

Meta tha se nuk ishte darkord me vendimet e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, që thonë se nuk mbajnë përgjegjësi për revoltat popullore dhe i quajti të papërgjegjshme. Po dhe për Ramën ndau një opinion negative.

“Nuk jam aspak dakord me opozitën me vendimet e saj, me deklaratat e papërgjegjshme të drejtuesve të saj që thonin se nuk mbajmë përgjegjësi për revoltën e popullit. Nuk jam dakord edhe me mitingjet e kryeministrit që mblidhte njerëzit pa marrë parasysh kërkesat e opozitës. Çfarë mund të bënte presidenti në kushtet kur të dy palët donin konfrontim. Mos harroni se një policie humbi gishtat. Presidenti nuk donte që të vritej asnjë polic. Asnjëra nga palët nuk mbante përgjegjësi dhe do ta përshkallëzonin më tej atë krizë dhe vendosa të anuloj datë e zgjedhjeve,” tha Meta.

Ai shtoi se dhe kokëfortësia e Bashës për të hyrë në zgjedhjet e tetorit duke vënë kushtin pa Edi Ramën kryeministër nuk është normale.

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627