INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta i bën thirrje politikës nga Durrësi: Të hiqet dorë nga forca, bëni dialog! [FOTO]

Presidenti Meta i bën thirrje politikës nga Durrësi: Të hiqet dorë nga forca, bëni dialog! [FOTO]

Publikuar më: 10:45 07-04-2019

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Durrës, ku ka bërë homazhe në monumentin e Mujo Ulqinakut, me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës anti-Fashiste.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot në Durrë në kuadër të 7 Prillit në përkujtim të 80-vjetorit të rezistencës antifashite ku ka bërë homazhe në monumentin e Mujo Ulqinakut. Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta kërkoi nga shumica dhe opozita që të heqin dorë nga përdorimi i forcës me mitingje dhe antimitingje dhe të reflektojnë duke treguar vullnet për dialog. Ai tha se, demonstrimi i forcës është i panevojshëm dhe një gjë e tillë dëmton përparimet që ka bërë Shqipëria nga viti i mbrapsht, 1997-ta.

"I nxis politikanët të tregojnë që Shqipiëria jo vetëm që ka bërë përparime por nuk duhet të shkojnë dëm përmes mitingjeve dhe antimitingjeve të panevojshme aq më tepër që jemi edhe në prag të sezonit turistik. Besoj se ka një hapësirë të gjerë për të gjetur hapësirat e duhura", tha Meta.

Më tej kreu i shtetit u pyet nëse duhet të ndërhyje Presidenca për të zgjidhur situatën.

"Unë besoj se është detyrë e tyre të tregojne vullnet real për dialog dhe të heqin dorë nga forca dhe të ecin me arsye", përfundoi Meta.

mt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824