INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta: ‘Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave’

Presidenti Meta: ‘Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave’

Publikuar më: 09:10 08-03-2018

Presidenti Ilir Meta e ka hapur ditën e sotme me një urim në facebook për 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare e Gruas.

Në mesazhin e tij në facebook, Meta shkruan:

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare.

Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri.

Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë.”

d6y_45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994