INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta bën deklaratën e fortë për Tahirin: Një delinkuent që mbushi me drogë Shqipërinë dhe Europën...[FOTO]

Presidenti Meta bën deklaratën e fortë për Tahirin: Një delinkuent që mbushi me drogë Shqipërinë dhe Europën...[FOTO]

Publikuar më: 21:46 02-11-2018

Dalja e djeshme e Saimir Tahirit ka trazuar edhe një herë tjetër politikën. Ditën e djeshme ai doli në një konferencë në të cilën tregoi se është mbyllur hetimi ndaj tij nga Prokuroria e Katanias, mirëpo ndaj ish-Ministrit të Brendshëm ka bërë një deklaratë të fortë Presidenti Meta i cili e quajti Tahirin një delinkuent qe “mbyti Europën me drogë”.

Meta u shpreh në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, se ka edhe ai përgjegjësitë e tij që pranoi Tahirin si ministër i Brendshëm

“Një person i tillë s’duhet të ishte bërë kurrë ministër i Brendshëm”, tha Meta duke treguar se për Tahirin kishte insistuar Edi Rama.

"Ç’koment mund të kem unë për një delinkuent që mbyti me drogë jo vetëm gjithë Shqipërinë por gjithë Europën. Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon edhe mua nga përgjegjësia në të kaluarën, sepse një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë ministër i Brenshëm, por duke patur insistimin e Ramës që ky njeri do të vendosë ligjin dhe luftojë krimin", deklaroi presidenti Meta". 

gr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211