INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Ivanov nuk dekreton ligjin për Gjuhën Shqipe

Presidenti Ivanov nuk dekreton ligjin për Gjuhën Shqipe

Publikuar më: 19:24 17-01-2018

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deklaroi se ai ka vendosur të mos e dekretoj miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, mes tyre edhe Shqipen. Sipas presidentit ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritet territorial të Maqedonisë. Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Ai tha se ka informuar Kuvendi lidhur me vendimin e tij. Në letrën e tij, ai tha se në mënyrë të detajuar ka arsyetuar vendimin dhe ka bërë thirrje që deputetët të shqyrtojnë sugjerimet e tij dhe më pas të veprojnë me përgjegjësi. Ligji për gjuhët që u miratua javën e kaluar me 69 vota. Pas vendimit të presidentit Ivanov ligji sërish rikthehet për në Kuvend, ku pritet të miratohet sërish dhe që më pas menjëherë hyn në fuqi.

Article Logic
Execution time: 0.0020780563354492