INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Malit të Zi akuza kishës: Priftërinjtë mbajnë gjallë idenë e Serbisë së Madhe

Presidenti i Malit të Zi akuza kishës: Priftërinjtë mbajnë gjallë idenë e Serbisë së Madhe

Publikuar më: 11:52 09-06-2019

Milo Gjukanovic, presidenti Malit të Zi ka hedhur akuza ndaj Kishës Ortodokse Serbe, duke u shprehur se po mban gjallë idenë e Serbisë së Madhe.

Gjukanovic tha se rrëfimet e priftërinjve serb mbi kufijtë është në kundërshtim me parimet e besimit ortodoks në të gjithë botën.

Po ashtu, Gjukanovic theksoi se Kisha Ortodokse Serbe beson se krijimi dhe ekzistenca e Malit të Zi është një gabim që do të rregullohet me kalimin e kohës.

“Ata besojnë se Mali i Zi është krijuar gabimisht dhe se koha do të na mësojë për këtë gabim dhe dikur do ta fillojnë përsëri ndërtimin e Serbisë së Madhe. Natyrisht, ne jemi të vendosur në vizionin tonë për t’i treguar atyre se nuk mund të bëjnë asgjë”tha Gjukanoviç në një mbledhje të partisë së tij në Nikshic.

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227