INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i KE, na

Presidenti i KE, na "pret krahët": Sa të jem unë jo anëtarësime të reja!

Publikuar më: 16:27 13-09-2017

Presidenti i KE, Jean Claude Juncker,  ka folur për të ardhmen e BE-së. Ai mes të tjerash në këtë fjalim përmendi edhe zgjerimin e BE, duke thënë se: Nëse duam paqe në fqinjësi, duhet të mbajmë perspektivë të besueshme të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Juncker dha e një lajm jo fort të mirë dhe për vendin tonë kur tha se nuk do të ketë zgjerim deri në fund të mandatit të tij, me argumentin se asnjë nga vendet kandidatë nuk do të jetë i gatshëm për anëtarësim. Madati i Junker përfundon në 2019. Por, në vitet pas këtij mandati, sipas tij, Bashkimi Evropian do të ketë më shumë se 27 anëtarë, sa ka aktualisht.
Juncker rikujtoi se shtetet kandidate duhet t’i përmbushin kriteret, sidomos ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore. Ai i ka tërhequr vëmendje dhe Turqisë duke shtuar që t’i ndërpresë akuzat për fashizëm ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Presidenti i Komisionit Evropian, foli dhe për largimin e Britanisë së madhe nga BE-ja duke theksuar se ky shtet do të pendohet. Juncker bëri ftesë për më shumë solidaritet rreth migrimit dhe ftoi që të gjithë ata, të cilët nuk i përmbushin kushtet për strehim në BE të kthehen në vendet e tyre dhe u bëri ftesë shteteve anëtare që të shkëmbejnë të dhënat për luftëtarët e huaj dhe të dyshuarit për terrorizëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656