INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti grek reagon për shembjet në Dhërmi: “Respektoni minoritetet nëse doni të hyni në BE”

Presidenti grek reagon për shembjet në Dhërmi: “Respektoni minoritetet nëse doni të hyni në BE”

Publikuar më: 11:31 29-07-2017

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, gjatë një vizite në veri të Greqisë, nga ku tha se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
“Greqia ka respektuar gjithmonë të drejtën e minoritarëve, por të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Shqipëria nëse dëshiron që në një të ardhme të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Shkelja provokuese e të drejtës së pronës, e cila po kryhet nga autoritetet e Shqipërisë, në veçanti përmes prishjes së ndërtesave që u përkasin njerëzve tanë, Nuk është aspak e favorshme për perspektivën evropiane të Shqipërisë” – tha presidenti grek
Duke përshëndetur në kongresin e epirotasve të diasporës, që po mbahet në qytetin e Prevezës, Pavolopoulos ka deklaruar se “të drejtat e minoritetit etnik grek duhet të respektohen absolutisht nga Shqipëria fqinje, ashtu siç u shkon për shtat qytetarëve që jetojnë në shtetin e të drejtës”- tha Pavlopoulos.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609