INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti e vë në siklet kur e pyet ''çfarë pune bën ti'', Kim Kardashian i përgjigjet kështu dhe i dhuron...[FOTO]

Presidenti e vë në siklet kur e pyet ''çfarë pune bën ti'', Kim Kardashian i përgjigjet kështu dhe i dhuron...[FOTO]

Publikuar më: 19:50 17-10-2018

Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në mediat rozë dhe di gjithmonë se si të jetë në qendër të vëmendjes. Kim ka shumë ndikim te femrat në botë dhe jo më kot është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Por mesa duket presidenti i Ugandës nuk e njeh. Kim Kardashian, së bashku me Kanye West dhe vajzën e saj North vizituan presidentin e Ugandës, Yoweri K Museveni. Kanye madje i dhuroi një palë atlete “Yeezy” që u firmosën nga të dy ata.

“Ata takuan presidentin e Ugandës dhe ai pyeti Kim pse i duhet të largohej herët dhe ajo i tha se duhet të rikthehej në punë”- tregojnë burimë pranë PEOPLE. Dhe presidenti i bëri një pyetje që të gjithëve na shkon në mendje: “Cfarë pune bën ti?” Normalisht që Kim i shpjegoi se ka një serial televiziv me motrat dhe familjen e saj, e cila po e priste të kthehej për xhirimet.

Presidenti i kishte kthyer dhe dhuratën, ai iu dha emra nga Uganda. “Kanyesigye” për Kanyen që do të thotë “unë besoj”, dhe “Kemigisha” për Kim që do të thotë “ajo me bekimet nga Zoti.”

dhura.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771