INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej Donaldit? I këndojnë këngën ''kush të ndau prej meje'' në ditëlindje, reagimi i Bora Zemanit nuk duhet humbur

Prej Donaldit? I këndojnë këngën ''kush të ndau prej meje'' në ditëlindje, reagimi i Bora Zemanit nuk duhet humbur

Publikuar më: 12:27 10-01-2022

Bora Zemani ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe si asnjëherë më parë ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithve. Dhe një nga videot më virale të momentit është ajo me protagonistë moderatoren dhe dy këngëtarët Bruno dhe Klajdi Haruni.

Në video çunat shfaqen duke i kënduar këngën e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”. Moderatorja ka reaguar menjëherë, ku gjatë këndimit të kësaj këngë ajo tenton të largohet nga Bruno teksa të gjithë qeshin.

Kjo video ishte realizuar në një festë të organizuar nga një mike e saj, në të cilën morën pjesë emra të njohur të showbiz-it shqiptar si Inis Gjoni, Semi Jaupaj e plot të tjerë.

Kujtojnë se ditën e djeshme Donaldit iu dërguan në shtëpinë e "Big Brother" tre parashuta, një prej të cilave mbante datën "9 janar". Ai e përshkroi këtë surprizë si shumë të bukur dhe tha se i pëlqeu e po ashtu përsëriti se ka respekt për Borën pavarësisht të gjithave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040099620819092