INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranoi se ka falsifikuar dokumentet, gjykata dënon Elvis Rroshin

Pranoi se ka falsifikuar dokumentet, gjykata dënon Elvis Rroshin

Publikuar më: 14:05 13-07-2018

Një ditë më parë ish kryebashkiaku i Kavajës pranoi akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizmit.

Ndërsa ditën e sotme gjykata ka dhënë dhe vendimin, 7 muaj burg për të akuzuarin.

Megjithatë Rroshi nuk do kryej dënimin pasi i është konvertuar në punë të detyruar në interes të publikut.

Organi i akuzës kërkoi që Rroshi të dënohej me 7 muaj dhe 15 ditë burg ndërsa pala mbrojtëse kërkoi që ky dënim ti konvertohej në punë të interesit publik pasi Rroshi nuk përbën rrezik për shoqërinë.

Gjatë plotësimit të formularit ish kryebashkikau kishte deklaruar se nuk kishte precedent penal, kur në të vërtet mbi të rëndonin disa të tilla. Sipas vërtetimeve Italia, Zvicra, Gjermania e kanë dëbuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102