INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pranimet në universitete sërisht në kaos. Ja analiza…[Video]

Publikuar më: 10:43 13-06-2017

Profesorët e grupimit Lëvizja për Universitetin kanë analizuar mënyrën e pranimeve në universitete edhe për këtë vit. Ata gjykojnë se e këtë vit situata do të jetë po kaotike, pasi edhe pse Ministria e Arsimit pretendon se ka disa ndryshime sërisht ato gjykohen jo në favor të maturantëve. Ndryshe nga një vit më parë që regjsitrimet bëheshin në tre faza këtë vit ato janë shtuar dhe me 14 faza të tjera. Sipas kësaj analize Ministria e Arsimit dhe Sportit u lënë mundësinë maturantëve që në fund të raundit të parë të çregjistrohen nga dega të cilën e kanë preferencë të dytë apo të tretë dhe të fillojnë me një aplikim të ri për raundin e dytë e kështu me rradhë. Një rregullim i tillë me gjasa në dukje do të pakësojë disi panikun e vjetshëm, duke ulur ngutin për tu regjistraur në fazën e parë apo në degën jo shumë të preferuar. Por gjithësesi kaosi do të jetë prezent dhe të pakënqur do të ketë sërisht për faktin se nëse 50% e maturantëve do të prisnin deri në raundin e fundit të procesit të regjistrimit mund të rrezikojnë pa frikë për të marrë degën e parë apo dhe të humbin dhe të tjerat, pasi deri në fund askush nuk e di nëse do të ketë kuota bosh a jo në fakultetet më të preferuara. Pra maturantët nuk mund të parashikojnë sjelljen e mijëra të tjerëve si ata, për të kuptuar nëse duhet të presin fazat e tjera të procesit për t’u regjistruar në degën e preferuar apo të regjistrohen aty ku shpallen fitues, pavarësisht se nuk është në preferencën e tyre të parë. E sipas profesorëve edhe kështu rreziku është evident, shumë maturantë mund të mbetën dhe pa shkollë të lartë e të tjerë, po si në 2016 do të detyrohen të regjistrohen pa dëshirë në universitetet private.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223