INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranimet në Universitet. Qeveria vendos notën mesatare

Pranimet në Universitet. Qeveria vendos notën mesatare

Publikuar më: 11:37 21-04-2018

Nota mesatare që kërkohet për te aplikuar për të ndjekur studimet e larta në universitetet publike dhe private përgjatë vitit të ri akademik 2018-2019 është nota mesatare 6 . Qeveria ka vendosur ditën e djeshme që edhe për garën e këtij viti, të mund të garojnë të gjithë të rinjtë që plotësojnë këtë kriter. “Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, të jetë nota 6 (gjashtë)”-thuhet në vendimin e qeverisë. Kjo mesatare llogaritet nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë. Gjithashtu edhe nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018-2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi do të jetë nota 7.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939