INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Praktikat e punës në administratë, zv.ministri i arsimit: 2000 mijë vende të lira kush ka mbaruar ‘’Bachelor-in’’, ja cili fiton kontratë

Praktikat e punës në administratë, zv.ministri i arsimit: 2000 mijë vende të lira kush ka mbaruar ‘’Bachelor-in’’, ja cili fiton kontratë

Publikuar më: 19:19 11-02-2019

Zv.ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega ishte i ftuar në një intervistë në “ERTV”. Tema specifike e intervistës ishte shpallja e programit të ri kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore.

Të gjithë të rinjtë që kanë mbaruar minimalisht nivelin e studimeve “Bachelor” dhe janë në moshën 21-26 vjeç kanë të drejtën të aplikojnë. Pas 3 muajve, Kolgega shtjelloi se do të përzgjidhen 200 më të mirët, të cilët më pas do të nënshkruajnë një kontratë 1 vjeçare për fillimin e punës.

Më poshtë pjesë nga intervista:

“Të gjithë të rinjtë që kanë përfunduar minimalisht nivelin e studimeve “bachelor” dhe që janë në kërkim të një eksperiencë pune, mund të aplikojnë tashmë online në praktika.arsimi.gov.al, për një nga 2000 vendet e lira të praktikave në administratën publike dhe bizneset private. Programi Kombëtar për Praktikat e Punës, do t’u japë mundësinë të rinjve nga mosha 21 në 26 vjeç që për tre muaj, të kryejnë praktikat shtetërore në institucionet që ata do t’i zgjedhin vetë në aplikimin e tyre, por jo vetëm kaq. Kjo është thirrja e katërt e këtij programi, që ju jep mundësi për eksperiencë pune, për një periudhë tre mujore. Përmes aplikimit të rinjtë e zgjedhin vetë vendin e punës ku duan praktikë dhe pas përfundimit të praktikës përzgjidhen 200 më të mirët nga këta aplikantë, që më pas punësohen në administratë me një kontratë 1 vjeçare. Ky është një mekanizëm shumë i mirë jo vetëm për punësimin e të rinjve por edhe për të përmirësuar administratën publike, që ka nevojë gjithmonë për të rinj energjikë”, tha Kolgega.

Kolgega theksoi se ky program i konsoliduar që tashmë ka hyrë në vitin e tij të katërt, ka një traditë të suksesshme nga e kaluara, pasi të rinj që e nisën si praktikantë, tani kanë arritur të drejtojnë edhe sektorë të ndryshëm në administratën publike.

“Ndryshe nga një vit më parë, kur kishim 600 vende të lira praktikash, sot janë plot 2000 vende të lira.” u shpreh Kolgega

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203