INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prag lufte: Rusia nxjerr raketat bërthamore në terren

Prag lufte: Rusia nxjerr raketat bërthamore në terren

Publikuar më: 10:22 15-02-2017

Rusia ka futur një sistem raketor e cila është në kundërshtim me traktatin për kontrollin e armëve të vendosur gjatë Luftës së Ftohtë, tha një zyrtar i administratës së Trump ditën e djeshme, një zhvillim ky, që sipas të cilit komplikon marrëdhëniet SHBA-Rusi në mes të trazirave në ekipin e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, shkruan The Telegraph.

Administrata Obama 3 vite më parë akuzoi rusët se kishin shkelur  Traktatin e Forcave Bërthamore të vendosur në vitin 1987 me zhvillimin dhe testimin e raketave. Nga ana tjetër, Rusia mohon se e ka shkelur këtë traktat. Agjencitë Inteligjente amerikane kanë vlerësuar se raketat u bënë operative në fund të vitit të kaluar, tha zyrtari i administratës së Trump, i cili nuk ishte i autorizuar për ta diskutuar publikisht çështjen dhe kërkoi anonimitet. Kjo deklaratë nuk duhet të krijojë panik të menjëheshëm të sigurisë së Europës, por shkelja e supozuar e traktatit mund të bëjë që Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis të marrë pjesë për herë të parë në mbledhjen e NATO-s në Bruksel. Ngjarja gjithashtu shkaktoi shqetësim në Capitol Hill, ku senatori republikan John McCain, kryetari i Senatit të Shërbimeve të Armatosura,  i bëri thirrje administratë s së Trump që të sigurohet në forcat bërthamore amerikane në Europë janë gati.

“Vendosja e raketave bërthamore ruse në terrn që shkel traktatin INF është një kërcënim i rëndësishëm ushtarak i forcave amerikane në Europë dhe aleatëve tanë të NATO-s,” tha McCain në një deklaratë të martën. Ai tha se Presidenti rus Vladimir Putin po teston Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, e cila aktualisht është në një moment të vështirë, pasi nuk ka këshillta për sigurinë kombëtare, pas dorëheqjes së detyruar të Michael Flynn.

Article Logic
Execution time: 0.0036091804504395