INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prag Lufte: Koreja e Veriut kërcënon me raketa bërthamore

Prag Lufte: Koreja e Veriut kërcënon me raketa bërthamore

Publikuar më: 13:47 18-04-2017

Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA, Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të kryejë teste të raketave “çdo javë”. Deklarata erdhi ndërsa zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Majk Pens, ndodhet për një vizitë në Japoni për të forcuar bashkëpunimin e sigurisë. Kryeministri japonez kërkoi një zgjidhje paqësore të krizës koreanoveriore, gjatë takimit me Pens. Nga ana tjetër Pens theksoi se, “aleanca mes SHBA-së dhe Japonisë është guri themeltar i paqes dhe sigurisë në Azinë verilindore. Më parë zv/ministri i Jashtëm i Penianit,  tha se programi bërthamor i Koresë së Veriut mund të përshkallëzohet: “Ne do të kryejmë teste raketash çdo javë, muaj dhe vit”, tha ai. E ndërsa  Kim Jong-un kërcënon për një luftë të pashmangshme bërthamore, komuniteti ndërkombëtar është në dilemë lidhur me shkaqet që kompromentuan testin e raketave të dielën në Korenë e Veriut. Ashtu si eksperimentet e tjera të ngjashme që i paraprinë asaj, ekzistojnë dyshimet se raketa të jetë sabotuar në distancë nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet sulmeve kibernetike nga hakerat e Inteligjencës në Uashington. Hipoteza është konfirmuar edhe në fjalët e një këshilltari të ekspertëve në Shtëpinë e Bardhë, që gjendet në udhëtim me zëvendëspresidentin Mike Pence, i cili deklaroi se shërbimet inteligjente të Shteteve të Bashkuara kanë pasur nën kontroll raketën para dhe pas nisjes së dështuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096