INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Prag katastrofe në Jemen. 100 mijë raste të prekura nga kolera[VIDEO]

Publikuar më: 14:55 09-06-2017

Numri i rasteve të dyshuara për prekje nga kolera në Jemenin e shkatërruar nga lufta është rritur duke shkuar në më shumë se 100,000 pasi një shpërthim që filloi më 27 prill. Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur ditën e enjte se  përhapja e shpejtë e sëmundjes në njësitë administrative të Jemenit po shkakton një katastrofë humanitare. Gjendja është rënduar edhe më tepër pas dy viteve të luftës civile që ka pezulluar shumicën e objekteve të kujdesit shëndetësor. "Deri më sot, janë raportuar 101,820 raste të dyshuara kolera dhe 789 vdekje," tha zëdhënësi i OBSH-Tarik Jashareviq për Reuters. OBSH ka paralajmëruar se numri i rasteve mund të ketë shkuar në 300.000, por numri ditor i rasteve të rejave ka rënë pak në javën e fundit në 3,432, krahasuar me  atë paraardhëse me 3,651 raste. "Jemeni është në kthetrat e një epidemie të rëndë të kolerës,"-deklaroi OBSH . Zyra humanitare tha se popullsia tani rrezikohet nga uria. "Fëmijët e paushqyer dhe gratë, njerëzit që jetojnë me kushte të tjera kronike shëndetësore dhe familjet që nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë tani janë të rrezikuara më shumë nga vdekja. Ata përballen me 'kërcënimin e trefishtë", atë të konfliktit, nga uria dhe kolera.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107