INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, pas shumë vitesh STRESI dhe NOIZY bëjnë “PAQE” për këtë kauzë të rëndësishme?! [FOTO]

Pra, pas shumë vitesh STRESI dhe NOIZY bëjnë “PAQE” për këtë kauzë të rëndësishme?! [FOTO]

Publikuar më: 11:37 15-12-2020

Dy rivalët në muzikë, Arkimed Lushaj dhe Rigels Rajku kanë bërë paqe! Vetë Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka qenë i gatshëm të bashkohet me reperin tjetër, që njihen në botën e artit si Noizy.

Pasi ky i fundit bëri thirrje për bashkimin e të gjithë të rinjve që të ndihmojnë familjen e Klodian Rashës, të riun që u vra nga efektivi i policisë, Stresi e ka mbështetur i pari. Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet që Stresi, në një bisedë me një person që i kanë fshirë emrin, pranon të bashkohet me Noizyn, për të ndihmuar familjen e Klodianit.

“Unë bashkohem me Noizyn për të ndihmuar familjen e Klodit,”- shkruan Stresi, duke i dhënë kështu fund rivalitetit që ka ekzistuar prej kohësh mes tyre. Nga ana tjetër, Stresi është shpallur në kërkim pasi akuzohet si një prej organizatorëve të protestës së zhvilluar gjashtë ditët e fundit, pas vrasjes së Rashës.

stres.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025629997253418