INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, janë fejuar?! Georgina Rodriguez i thotë “PO” Cristiano Ronaldos! [FOTO]

Pra, janë fejuar?! Georgina Rodriguez i thotë “PO” Cristiano Ronaldos! [FOTO]

Publikuar më: 17:33 24-08-2020

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrguez kanë ngritur dyshime për një fejesë të mundshme. Gjatë fundjavës ata publikuan në rrjete sociale një foto romantike të njëjtë shoqëruar me përshkrime interesante.

“Po”, shkroi Georgina në faqen e saj shoqëruar me figurën e një trëndafili. Ndërsa futbollisti 35-vjeçar shkroi përkrah fotos: “Dashuria ime”. Në imazhin e publikuar ata shfaqeshin të dy lumtur përkrah njëri-tjetrit, Rodriguez veshur me një fustan të kuq, ndërsa Ronaldo me një këmishë.

Pavarësisht se në foto nuk shihej ndonjë unazë diamanti, fansat dyshojnë për propozim, ose fejesë, sepse Georgina e ka fshehur dorën e majtë pas shpatullës së Cristianos.

 
 
 
View this post on Instagram

YESSS ?

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

 

“Jeni fejuar?”, pyet dikush nga fansat e dyshes në komente. Ndërsa disa të tjerë nuk kanë pritur konfirmim nga çifti, por i kanë uruar menjëherë.

Georgina dhe Cristiano janë të lidhur prej 4 vitesh dhe ata të dy u njohën me njëri-tjetrin në njëvend aspak të zakonshëm. Dyshja janë parë për herë të parë bashkë në një dyqan “Gucci”, ku Georgina punonte si shitëse dhe u afrua për të ndihmuar Cristano Ronaldon për të blerë diçka.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449