INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Gabriel Garko është paguar kaq shumë për të treguar që është homoseksual?

Pra, Gabriel Garko është paguar kaq shumë për të treguar që është homoseksual?

Publikuar më: 14:35 30-09-2020

Disa ditë më parë, aktori i njohur italian, Grabiel Garko habiti të gjithë opinionin publik duke deklaruar se ishte gay. Garko rrëfeu gjithçka në emisionin “Big Brother Vip”, ku lexoi një letër për ish të fejuarën e tij.

Megjithatë, një gazetare italiane është shprehur së fundmi se e gjitha është një “teatër i madh” dhe se Grako e ka bërë deklaratën për para.

Gazetarja Selveggia Lucarelli thotë se aktori ka marrë jo pak, por 60 mijë euro. 30 mijë për rrëfimin në Big Brother dhe 30 mijë të tjera për daljen në emisionin “Verissimi”.

“Garko gjithashtu ka dashur të çlirohej nga ajo barrë, pa dyshim, por sipas burimeve të mia, ai e bëri këtë gjë edhe për shumën “modeste” 60 mijë euro. Sa e vërtetë është? Këtë nuk e di”, shtoi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793