INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pozojnë bashkë për herë të parë në publik! Kjo FOTO e 'Osmanit' me të birin thyen rrjetin

Pozojnë bashkë për herë të parë në publik! Kjo FOTO e 'Osmanit' me të birin thyen rrjetin

Publikuar më: 19:30 25-09-2020

Aktori turk Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evçen u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar. Fahriye solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Karan, por fotot me vogëlushin kanë qenë të rralla. Ka qenë vetëm Fahriye ajo e cila ka publikuar foto me Karanin duke zbuluar edhe portretin e tij. Ndërsa Burak ka preferuar ta ruajë privatësinë e të voglit. Megjithatë së fundmi ai ka postuar foton e parë me të birin ku shfaqet duke e mbajtur atë në krahë. Foto ka thyer rrjetin duke arritur brenda ditës 1 milion pëlqime. Krah postimit ka rënë në sy edhe komenti i bashkëshortes së aktorit e cila shkruan: “Paqe”. Kujtojmë që Burak është aktualisht duke xhiruar serialin “Osmani”.

179E316A-E638-4282-96C8-BD80D7F7A613-300x375.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102