INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postoi video e veshur komplet me lejla, fansat akuzojnë Elvana Gjatën: ‘Skandal po kopjon Kim Kardashian...[VIDEO]

Postoi video e veshur komplet me lejla, fansat akuzojnë Elvana Gjatën: ‘Skandal po kopjon Kim Kardashian...[VIDEO]

Publikuar më: 06:57 29-03-2018

Mungoi gjatë me performancat e saj për publikun shqiptar por mesa duket tashmë Elvana Gjata është rikthyer dhe kësaj here vërtet fuqishëm.

Pasi na prezantoi albumin “3EP”, album ky me disa këngë baladë të realizuara nga Pirro Çako duket se edhe Elvana ashtu si shumë Vip-at të tjerë ka zgjedhur të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe kjo falë mënyrës më popullore të kohës, atë të rrjeteve sociale.

E kemi parë që nën shoqërinë e stilistit Valdrin Sahiti, Elvana me postimet e saj në Instagram na është shfaqur me veshje vërtet të realizuara me stile të veçanta.

Por ama kot nuk thonë kur kërkon shumë ose do marrësh gjithçka ose do ngelësh pa gjë.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi edhe për Elvanën. Në një video të postuar së fundmi në Insta, këngëtarja shfaqet e veshur komplet me një veshje me ngjyrë leja dhe fokusin e ka trupi i këngëtares.

Deri këtu jemi në rregull pasi trupi i Elvanës ka linja të admirueshme por mesa duket i gjithë problemi qëndron tek veshja.

Fansat me anë të komenteve këtë veshje e kanë quajtur si jashtë mode dhe gjithashtu i kanë konsideruar streçet lejla për versionet e femrave me silikon si Kim Kardashian.

Nuk kanë munguar edhe akuzat për stilistin Valdrin Sahiti ku ka nga ato fansa që thonë se ky i fundi vetëm kopjon pa krijuar realisht diçka të lezetshme.

Me Vip-at nuk ka tolerancë. Fansat e tyre duan që gjithçka të shkojë vaj./intv.al/

ZASEF_23.PNG

SDFW.PNG

CFBVW.PNG

DFVW.PNG

#vs

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381