INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postoi videon eksplicite me të cilën ‘tërboi’ Instagramin! Tani Oriola Marashi kryqëzohet për muzikën serbe [FOTO]

Postoi videon eksplicite me të cilën ‘tërboi’ Instagramin! Tani Oriola Marashi kryqëzohet për muzikën serbe [FOTO]

Publikuar më: 14:42 15-11-2018

Menjëherë pas fotos nudo që tërboi instagramin, Oriola Marashi nuk na la kohë të merrnim veten dhe postoi një video mjaft sensuale, madje eksplicite ku shfaqet gjysmë e zhveshur dhe mjaft provokuese.

Me flokët e shkurtër bjondë dhe me sensualitetin që e karakterizon, Oriola di si të provokojë, e megjithatë modelja duket se është penduar për këtë postim pasi nuk i është dashur shumë kohë për t’a fshirë dhe arsyeja ishte muzika serbe.

Sapo postoi videon modelja është kryqëzuar nga fansat e saj, për shkak të muzikës së vendosur në sfond nga këngëtarja serbe Ceca.

Oriola u ofendua rëndë nga fansat e saj ku një nga ato i shkruante:

’Burri i Ceces (Arkan që njihet për krime lufte në Kosovë) ka mbyt shqiptar sa ka mujt.Turp për me pas një imazh një fytyrë si ajo’.

Këtij komenti Oriola i është përgjigjur:’Thjesht e dashuroj muzikën e saj dhe ka një domëthënie për mua kjo muzikë.Muzika nuk ka kombësi.Ju lutem mos e humbni kuptimin e videos duke përmedur këto gjëra’.

oriola1.jpg 

 

 

oriola2.jpg

ceca.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211