INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Porsche zbulon makinën e saj më të shpejtë ndonjëherë, modein 911 GT2 RS! [FOTO]

Porsche zbulon makinën e saj më të shpejtë ndonjëherë, modein 911 GT2 RS! [FOTO]

Publikuar më: 16:20 13-06-2017

Porsche 911 më i fuqishëm dhe më ekstrem që do të shihni deri më sot në rrugë u zbulua në lançimin e Forza Motorsport 7, loja e ardhshme e garave në Xbox One.

Modeli i vitit 2018 është pikasur më parë në një test në Nurburing, i fuqizuar nga një motorr turbo i cili është i aftë të prodhoje deri në 700 bhp. Por “çpaketimi” në konferencën E3 në Los Angeles tregon imazhet e para zyrtare të makinës. Ndërkohë që të dhënat e performancës së kësaj makine nuk janë zbuluar ende plotësisht, prisni diku tek 0-62 milje në ore për rreth 2.5 sekonda dhe një shpejtësi maksimale që i kalon 205 miljet në orë. Jo më kot konsiderohet si Porsche më i shpejtë i bërë ndonjëherë! Do të jetë gjithashtu Porsche i parë që do të përdorë GT2 në emër që nga modeli me bazë 997, i prodhuar 7 vjet më parë.

pr2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023288726806641