INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Politikania rrëfen në parlament: Më përdhunuan kur isha 14 vjeç [VIDEO]

Publikuar më: 15:58 09-12-2016

Një politikane britanike ka shpërthyer në lot në Dhomën e Komuneve të enjten pasi deklaroi publikisht se ishte përdhunuar në moshën 14-vjeçare dhe se nuk i kishte treguar askujt.

“Më kujtohet se para së gjithash ndjeva tronditje e më pas frikë dhe horror kur e kuptova se nuk mund t’i shpëtoja”, ka thënë politikania Michelle Thomson kolegëve gjatë një debati parlamentar Ditën Ndërkombëtare të OKB-së për Dhunën ndaj Grave.

“Më pas kam ecur e vetme për në shtëpi. Qaja, kisha ftohtë dhe ndjeva të dridhura kur e kuptova çfarë më kishte ndodhur, isha në shok. Unë nuk i tregova nënës time, nuk i tregova babait tim, nuk u thash miqve të mi, as policisë. I mbajta të gjitha brenda vetes”, tha ajo.

Thomson tha se e njihte përdhunuesin dhe se i besonte atij.

“Ndjenja më pas në shtëpi me një ndjenjë të thellë turpi, realisht ndjeva neveri”, tha ajo.

Politikania sqaroi se vendimi i saj për të folur hapur për përvojën e saj, u nxit nga dëshira për të larguar tabutë e “turpeve” të përdhunimit.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219