INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politika feston e ndarë

Politika feston e ndarë

Publikuar më: 12:33 28-11-2016


Shqipëria feston sot 104-Vjetorin e Pavarësisë, ndërkohë që edhe këtë vit politika është e ndarë. Opozita feston sot edhe Ditën e Çlirimit të vendit. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot në “Varrëzat e Dëshmorëve” në Tiranë, ku bëri homazhe për Çlirimin e vendit. Duke përcjellë urimin për 28 Nëntorin bëri thirrje për bashkim për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen shqiptarët e jo largohen
“Gëzuar 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të Kombit duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen shqiptarët e jo largohen”. Për të nderuar të rënët homazhe mbajtën edhe ish kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të PD-së.
Ngrihet Flamuri Kuqezi në Tiranë
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka uruar gjithë kryeqytetasit e mbarë shqiptarët për ditën e Pavarësisë. Veliaj deklaroi se vitin tjetër festimet do të zhvillohen në “Sheshin Skënderbej”, që sipas tij do të jetë më i bukuri i trevave shqiptare.
“Sheshi Skënderbej do të jetë i përfunduar, kemi filluar porositë për pllaka, drurë, pemë e bimë. Nëntorin tjetër do ta festojmë në një shesh më të dukurin e trevave tona, më të bukurin në rajon”.
Rama uron nga Gjermania
Ndërkohë kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Pavarësisë nga Gjermania. Me një foto të Flamurit Shqiptar Rama uron gjithë shqiptarët kudo jetojnë.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues themelues të shtetit shqiptar!
Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo që jetojnë!

Article Logic
Execution time: 0.0025179386138916