INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia THIRRJE protestuesve: Ndalni goditjet, plagoset 1 efektiv, dërgohet në spital

Policia THIRRJE protestuesve: Ndalni goditjet, plagoset 1 efektiv, dërgohet në spital

Publikuar më: 20:28 13-05-2019

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalin goditjet provokuese ndaj policisë.

Policia bën me dije se një punonjës policie ka mbetur i plagosur pas hedhes së disa lëndëve piroteknike në ambientet e Policisë së Shtetit.

Njoftimi: 

Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.

Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223