INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia rrit masat e sigurisë për Festat e fundvitit

Policia rrit masat e sigurisë për Festat e fundvitit

Publikuar më: 17:27 19-12-2016

Policia e Shtetit ka rritur masat për mbarëvajtjen e gjithë aktivitetve festive dhe forcimin e sigurisë publike në këët fundvit. Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë e Shtetit, Altin Qato bëri të ditur se “duke nisur nga sot pasdite policia e Shtetit kalon në shërbim të përforcuar”. Këto masa do të vijojnë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë dhe Forcat Lëvizëse Operacionale si Reparti Renea dhe ai i Ndërhyrjes së Shpejtë. Qato bëri të ditur se masat e marra synojnë: rritjen e sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit duke shtuar numrin e patrullave të përgjithshme përgjatë 24 orëve. Po kështu synohet krijimi i lehtësirave të nevojshme për qytetarët në të gjithë pikat e kalimit kufitar, duke shtuar numrin e sporteleve dhe të personelit policor, si dhe përforcimi i masave për rritjen e sigurisë rrugore në të gjithë akset kryesore rrugore. Nga Policia e Shtetit do të merren masa për mbarëvajtjen e të gjithë aktiviteteve festive. Gjatë Shërbim të përforcuar do të ketë për sigurimin, grumbullimin, përpunimin dhe analizimin e informacioneve mbi çdo tendencë dhe aktivitet të mundshëm kriminal dhe terrorist. Po kështu do të forcohen masat për kontrollin ndaj personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore me qëllim parandalimin e kryerjes së ndonjë akti të mundshëm kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0034728050231934