INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia një hap para kriminelëve/ Teknologji e re për zbulimin e telefonave të futur ilegalisht në burgje

Policia një hap para kriminelëve/ Teknologji e re për zbulimin e telefonave të futur ilegalisht në burgje

Publikuar më: 12:18 25-04-2019

Ministria e Drejtësisë në Britaninë e Madhe ka filluar të përdorë teknologjinë speciale të zbulimit të celularëve që përdoren ilegalisht të burgosurit.

Në momentin që konstaton praninë e një celulari në burg, sistemi dërgon alarme në kohë reale.

Stafet e burgjeve janë në gjendje të shikojnë të dhënat e një periudhe të caktuar kohore për të monitoruar të burgosurit.

Kjo teknologji është aplikuar fillimisht prej 6 muajsh në një burg dhe është duke u përhapur dhe në katër objekte të tjera. Vendet se ku është duke u përdorur kjo teknologji nuk janë bërë ende publike.

Ndërkohë sekretari i drejtësisë i Britanisë së Madhe, DAVID Gauke u shpreh se, në kohën kur kriminelët kërkojnë mënyra të reja kontrabande në burgje, është normale që ne të qëndrojmë një hap përpara atyre dhe kjo lloj teknologjie do të ndihmojë në parandalimin e këtij lloj aktiviteti të jashtëligjshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506