INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia jashtë stadiumit? Kështu do të ruhet rendi i ''Derbit''

Policia jashtë stadiumit? Kështu do të ruhet rendi i ''Derbit''

Publikuar më: 17:40 28-09-2018

Derbi i kryeqytetit mes Tiranësdhe Partizanit pritet të mbushë shkallët e stadiumit "Selman Stërmasi" mbrëmjen e sotme. Kujtojmë se pas vendimeve të marra, policia e shtetit do të jetë e pranishme vetëm jashtë stadiumit ndërsa brenda rendi do të ruhet nga stjuartët.

Klubi i Tiranës si organizator i takimit ka njoftuar se për të garantuar sigurinë do të jenë 100 stjuartë në dispozicion të derbit.

Ndërkaq, dje është zhvilluar një tjetër takim mes FSHF-së, Partizanit dhe Tiranës, ku bardheblutë si klub organizator kanë garantuar se siguria në stadium do të jetë në pikën maksimale.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725